Investim i ri në shëndetësi në Istog, hapet QMF-ja në Gurrakoc

Nga D. V.
539 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Komuna e Istogut ka njoftuar se është përuruar zyrtarisht Qendra e Mjekësisë Familjare në Gurrakoc, një investim që synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e kësaj ane.

Në ceremoninë e përurimit, prerjen e shiritit e bënë kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, drejtori i Shëndetësisë, Fisnik Shoshaj, si dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Sipas njoftimit të komunës, ky projekt është realizuar falë donacionit nga Shteti i Kuvajtit, me ndërmjetësimin dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Me funksionalizimin e kësaj qendre, shërbimet shëndetësore pritet të jenë më afër qytetarëve, duke ofruar kushte më të mira për kujdesin parësor shëndetësor.

Komuna e Istogut ka shprehur mirënjohje për donatorët nga Shteti i Kuvajtit dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për mbështetjen në realizimin e këtij projekti. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër