Irani: Do të ndalim sulmet ndaj vendeve fqinje nëse nuk sulmohemi prej tyre

Nga Xh M
909 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Irani do të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje për sa kohë që sulmet ndaj territorit iranian nuk nisin nga këto vende. Kështu deklaroi presidenti iranian Masoud Pezeshkian, pas një jave goditjesh në rajon.

Sipas tij, këshilli i përkohshëm i udhëheqjes së Iranit ka miratuar vendimin që të mos kryhen sulme apo goditje me raketa ndaj vendeve fqinje, përveç rasteve kur sulmet ndaj Iranit vijnë nga territori i tyre.

“U kërkoj falje vendeve fqinje”, tha Pezeshkian, duke shtuar se mes Iranit dhe tyre nuk ka armiqësi.

Që nga fillimi i operacionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Republikës Islamike të shtunën e kaluar, Irani ka kryer sulme ndaj disa vendeve të rajonit, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Azerbajxhanin.

Disa prej këtyre vendeve janë gjithashtu mikpritëse të bazave ushtarake amerikane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër