Irani: Gati të ofrojmë garanci vetëm për përdorim paqësor të energjisë bërthamore

Nga B.M
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Si pjesë e negociatave me Shtetet e Bashkuara, Irani është gati të ofrojë garanci se nuk do të ndjekë përdorimin e armëve bërthamore dhe, në të njëjtën kohë, kërkon që pala tjetër të garantojë të drejtën e Iranit për teknologji bërthamore paqësore për prodhimin e energjisë elektrike.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e deklaroi këtë në një intervistë me Russia Today, të raportuar nga agjencia e lajmeve IRNA, duke shtuar se garanci të tilla janë “të realizueshme dhe të arritshme” nëse ka vullnet të mirë nga të dyja palët.

“Ne ende nuk kemi besim të plotë tek amerikanët”, por nuk ka zgjidhje tjetër përveç një zgjidhjeje diplomatike”, shtoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër