Teheran, 20 prill Zhurnal.mk – Irani nuk ka plane për një raund të ri negociatash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
“Nuk është marrë asnjë vendim në këtë drejtim”, tha zëdhënësi Esmail Baghai në një konferencë për shtyp në Teheran.
Armëpushimi midis Iranit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit – që hyri në fuqi më 8 prill – do të përfundojë të mërkurën, pa qartësi mbi hapat e mëtejshëm.
Presidenti Donald Trump tha dje se përfaqësuesit e SHBA-së do të mbërrijnë sot në mbrëmje, në Islamabad për bisedime të mëtejshme.
Negociatat maratonë midis Iranit dhe SHBA-së të mbajtura në Islamabad më 11 prill përfunduan pa një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Të dy vendet nuk arritën të binin dakord mbi dallimet për Ngushticën e Hormuzit dhe programin bërthamor të Iranit.
