Iseni: Mbështetja përmes IPA po ndihmon modernizimin e sektorit të sigurisë

Nga Xh M
78 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 prill Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka kryesuar sot Mbledhjen e 14-të të nën-grupit sektorial të punës për Punët e Brendshme, ku në fokus ishin prioritetet reformuese dhe projektet që pritet të realizohen në periudhën e ardhshme.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve vendore, me ç’rast u diskutua për avancimin e proceseve reformuese në sektorin e sigurisë dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Iseni theksoi përkushtimin e Ministrisë për forcimin e sistemit të sigurisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe avancimin e sundimit të ligjit.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian përmes programit IPA, duke vlerësuar se kjo ndihmë ka rol të rëndësishëm në modernizimin e institucioneve dhe përafrimin e vendit me standardet evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër