“Ky rrezik duhet të marrë fund”/ Braçe kërkon hetim për zjarrin: Tirana s’mund të vuajë prej llojit të materialeve të ndërtimit

Nga Xh M
175 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 prill Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas zjarrit të rënë në pallatin te kompleksi Arlis në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehu mirënjohjen për të gjithë personelin e Shërbimit Zjarrfikës, të Policisë dhe të RENEA-s, për kontributin e tyre në shuarjen e flakëve.

Më tej Braçe teksa tha se ky nuk është pallati i parë në Tiranë që digjet në këtë lloj mënyre, kërkoi një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës ndaj institucioneve dhe kompanisë së ndërtimit.

Sipas Braçes, kjo është mënyra e vetme që ky rrezik të marrë fund në Tiranë. Ai shtoi se ky qytet nuk duhet të rrezikohet prej llojit të materialeve të ndërtimit.

Reagimi i Braçes:

Per fat te mire nuk ka asnje viktime-jeta e para!

Tani ka shume rendesi te fiket zjarri dhe,

Çdo zjarrefikes qe po punon ne temperatura tejet te larta, te jete mire e mos cenohet nga zjarri e temperatura e tij-perseri jeta e para!

Ne kete pike, mirenjohje pafund per zjarrefikesit, burrat e RENEA-s dhe FNSH-së, burrat e grate e ndihmes se shpejte!

Neser duhet te nis nga pyetja:

i sati pallat eshte ky qe digjet keshtu?!

Hetimi i plote dhe gjithperfshires duhet te perfshije institucionet e kompanine;

dhe kjo duhet te behet profesionalisht nje here te vetme!

Pa hetim te plote te gjithckaje, keto ngjarje do perseriten-sic jane perseritur, do rrezikojne te tjera jete njerezish!

Ky rrezik duhet te marre fund ne kete qytet!

Le te kushtoje e ti kushtoje kompanive sa te doje;

Ky qytet nuk ka pse e vuan kete rrezik prej menyres e materialeve te ndertimit!!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër