Janë paguar rreth 94 milionë denarë subvencione për rreth 2.430 fermerë

Nga Xh M
350 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 prill Zhurnal.mk – Pagesë prej rreth 94 milionë denarësh është realizuar sot për rreth 2.430 fermerë, si mbështetje financiare në bujqësi, informuan pasdite nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Gjithsej 89.465.370 denarë për 2.381 përfitues në kuadër të nënmasës 1.1 – pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për oriz, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025. Pastaj, 3.313.888 denarë sipas masës 7 – mbështetje financiare për magazinimin e grurit dhe elbit nga prodhimi vendor, pastaj 1.060.218 denarë në kuadër të nënmasës 1.1 – mbështetje financiare për orizin (arpë) e dorëzuar, nga Programi për zbatimin e fondit intervent për bujqësinë për vitin 2025”, kumtuan nga MBPEU.

Prej aty theksuan se prioriteti mbi të cilin po punohet është rritja e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër