Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, sot (03.11.2026) në Shkup mbajti fjalim në hapjen e trajnimit të specializuar “Hetimet financiare transnacionale”, të organizuar me mbështetjen e ICITAP-it pranë Ministrisë së Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në trajnim marrin pjesë përfaqësues të institucioneve kompetente dhe agjencive për zbatimin e ligjit, përfshirë edhe Prokurorinë Publike, me qëllim avancimin e njohurive, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në hetimet financiare.
Në fjalën e tij, Janev theksoi rëndësinë e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme si prioritete kyçe në luftën kundër krimit të organizuar, duke nënvizuar se goditja e vërtetë ndaj strukturave kriminale është marrja e fuqisë së tyre financiare dhe ndërprerja e rrjedhave të paligjshme të parave.
Trajnimi, i udhëhequr nga ekspertë amerikanë, është i orientuar drejt avancimit të kapaciteteve për zbulimin e pastrimit të parave, ndjekjen e rrjedhave financiare ndërkufitare, përcaktimin e origjinës së pasurisë dhe identifikimin e pronarëve të vërtetë, me qëllim përfundimtar konfiskimin e saj.
Janev theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimit të informatave dhe veprimit të përbashkët institucional, duke shprehur mirënjohje ndaj Ambasadës së SHBA-së dhe ICITAP-it për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm.
