Kadri Xhemajli dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv për kanosjen e Kurtit

Nga D V
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv Kadri Xhemajlin, i cili kishte pranuar fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Xhemajli ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale se më 22 tetor 2025, përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Facebook, e kishte kanosur Kurtin me privim nga jeta, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, gjykata kishte aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit.

Sipas marrëveshjes, ishte rekomanduar që Xhemajli të dënohej me një vit burgim me kusht, me periudhë verifikuese prej tre vjetësh, mirëpo gjykata nuk e ka aprovuar rekomandimin lidhur me lartësinë e dënimit dhe e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv.

Gjykata njoftoi se i akuzuari ka të drejtë ankese lidhur me lartësinë e dënimit.

Sipas aktakuzës, Xhemajli ngarkohej me veprën penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër