Kandidat për ambasador të SHBA në Shqipëri, ish-gjenerali i NATO-s Eric Wendt raporton nesër në Senat

Nga Xh M
285 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 19 maj Zhurnal.mk – Nesër, në orën 16:00 me orën lokale shqiptare, kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, do të paraqitet përpara Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, në kuadër të procedurës së konfirmimit për postin diplomatik në Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore pritet të diskutohen prioritetet e marrëdhënieve SHBA dhe Shqipërisë, bashkëpunimi në fushën e sigurisë, si dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Eric Wendt është ish-gjeneral me tre yje i ushtrisë amerikane dhe ish-komandant i forcave speciale të NATO-s, me një karrierë mbi 34-vjeçare në strukturat ushtarake amerikane. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi, duke u konsideruar një figurë me përvojë të gjerë në çështjet e sigurisë dhe operacioneve ndërkombëtare.

Emri i tij u propozua nga presidenti amerikan Donald Trump për të marrë detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër