Kapen me drogë, arrestohen nga policia

Nga D. V.
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 1 Prill, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona tek të cilët janë gjetur lëndë narkotike.

“Më 31.03.2026, në orën 22:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.K. (27) nga Tetova, pasi që tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur i bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse”.

“Më 01.04.2026, në orën 00:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.O. (44) nga Tetova, pasi që tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur i bardhë. Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër