Kasami: BDI nuk ka “potencë politike” të organizojë protesta, i shfrytëzoi studentët

Nga Xh M
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 maj Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar në emisionin e Çim Pekës në Syri TV se BDI nuk ka pasur, sipas tij, “potencë politike” për të organizuar protesta dhe për të ngritur zërin në mbrojtje të çështjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se qytetarët shqiptarë, sipas tij, “e kanë lexuar” se kush është BDI dhe Ali Ahmeti, duke shtuar se subjektit i nevojitet reformim i thellë për të ardhur me forca të reja politike.

“Nuk besoj se BDI-së i interesojnë të drejtat e shqiptarëve”, është shprehur Kasami.

Duke folur për studentët, ai theksoi se ata kanë të drejtë legjitime dhe se VLEN i përkrah, duke shtuar se çështjet e tyre do të trajtohen dhe zgjidhen.

“Studentët kanë të drejtë legjitime të cilët ne i përkrahim dhe do t’ua zgjidhim”, ka deklaruar Kasami.

Ai akuzoi BDI-në se, sipas tij, ka manipuluar me studentët dhe nuk ka arritur të zgjidhë çështjen e provimit të jurisprudencës gjatë 20 viteve të qeverisjes së saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër