Kasami: Po asfaltohen dy rrugë të reja në lagjen “Cetinsk”, investimet drejt përfundimit

Nga R.ZH
1,731 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se në lagjen “Cetinsk” po vazhdojnë investimet infrastrukturore, me realizimin e dy rrugëve të reja që, sipas tij, do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet e jetesës për banorët e kësaj zone, transmeton Zhurnal.mk.

Sipas Kasamit, projekti përfshin ndërtimin e rrugëve “Mihajllo Rajçeviç” dhe “Risto Antevski”, të cilat po ndërtohen me infrastrukturë të plotë moderne.

Ai bëri të ditur se, përveç asfaltimit, projekti përfshin edhe ndërtimin e kanalizimit atmosferik dhe vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit, me qëllim krijimin e një infrastrukture më funksionale dhe të qëndrueshme.

Kasami njoftoi se ekipet ndodhen në terren dhe po vazhdojnë punimet e asfaltimit, ndërsa projekti po i afrohet fazës së përfundimit.

Sipas tij, investimet në lagjen “Cetinsk” janë pjesë e angazhimit të Komunës së Tetovës për zhvillimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në shërbim të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër