Kasami: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndryshojë asgjë

Nga Xh M
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 25 qershor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në emisionin “On Time” në TV Koha ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve në Tetovë, nuk do të ndryshojë asgjë.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me fatin e rrugës “Dervish Cara”, Sheshin “Iliria” dhe cili do të jetë epilogu, Kasami shprehet i prerë:

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndryshojë asgjë. Komuna do të vazhdojë të përdorë emërtimet e vitit 2007 e këndej, institucionet do të vazhdojnë të përdorin emërtimet si gjithmonë, ndërkohë Komuna e Tetovës do të vazhdojë me procesin e emërtimit të rrugëve. Ky proces do të përfundojë konform Ligjit dhe Kushtetutës dhe nga ai moment edhe këta rrugë dhe shumë rrugë tjera do të kenë emërtime shqiptare”, ka thënë mes tjerash Kasami.

Duke komentuar protestën e së nesërmes në Tetovë thotë se BDI në një farë forme luan rolin e saj në stilin “hedh gurin dhe fsheh dorën”!

Sipas tij, bëhet fjalë për situatë absurd.

“BDI nuk deklarohen se qëndrojnë zyrtarisht pas protestës. Këshilltarët e BDI-së para një kohe kërkuan seancë të jashtëzakonshme të Këshillit komunal dhe kur morën informatë se kjo nuk është çështje e Këshillit komunal dhe në situatë kur Këshilli komunal mund të përsërisë gabimin që është bërë në 2007, me automatizëm Këshilli komunal shkon në zgjedhje në bazë të Ligjit dhe Kushtetutës dhe e heshtën atë çështje. Duke e ditur që faji më shumë është i atyre, sepse nuk kemi ne aspak faj si VLEN as në pushtetit qendror e as në atë lokal, ata po mundohen edhe një herë të ‘hedhin gurin dhe të fshehin dorën’. Konkretisht ata duhet të tregojnë se cili është faji i kësaj qeverise aktuale të komunës dhe kësaj qeverie aktuale në pushtetin qendror”, ka thënë Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër