Këlliçi akuzon Ramën: I zhytur në aferën e Yeffet-it, i çekuilibruar politikisht

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 shtator Zhurnal.mk – Deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, hodhi sot akuza në drejtim në kryeministrit Edi Rama se është i përfshirë plotësisht në aferën me Ron Yeffet-in.

Duke folur në “Syri TV”, Këlliçi tha se Rama ka çekuilibër të fortë, duke u ndalur në vitet e tij aktive të angazhimit politik.

Sipas demokratit, Rama nuk rrëzohet me debate, por përmes një beteje në të gjitha frontet; shesh, media e Kuvend.

“Kemi të bëjmë me një njeri me çekulibrime të forta, me 27 vite në politike që ka çmendur të gjithë dynjanjë. Nuk rrëzohet me debate, kemi shfrytëzuar çdo hapësirë. Mos të kishte qënë parlamenti, shqiptarët s’do kishin marrë vesh kërkesat e opozitës për komisione hetimore për një nga skandalet më të rënda, si Kayo.

S’duhet të ketë ansjë normalitet për sitiuatën ku e ka vendosur Rama. Beteja do bëhet kudo, në shesh, parlament, media.

Në parlament kemi ngritiur zërin për një përgjim skandaloz dhe u rrëzua kërkesa për komisionin hetimor. S’e di pse Rama s’e ka mbyllur ende Gjykatën Kushtetuese, sepse s’i zbaton vendimet e GJK.

Rama është i zhytur vetë në aferën e Roni Yeffet, kompania e ka pranuar audio-përgjimin, të gjithë kanë reaguar vetëm Rama jo. S’ka koment për një biznesmen, me material autentik që e ka pajtuar qeveria e Ramës për punë të pista, si ajo e trafikut të armëve. S’reagon as kukulla e Yeffet në Ministrinë e Mbrojtjes. U bë 6 muaj që kërkojmë përgjigje nga ministri Nufi”,-tha Këlliçi./CNA

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër