Shkup, 15 maj, Zhurnal.mk – Komisioni për Sëmundje Infektive ka konstatuar se rreziku nga paraqitja dhe përhapja e hantavirusit në vend është i ulët, pavarësisht rasteve aktuale në botë. Institucionet kompetente, përfshirë Instituti i Shëndetit Publik, po e ndjekin vazhdimisht situatën.
Në mbledhjen e fundit, Komisioni shqyrtoi paraqitjen e një klasteri rastesh me hantavirus (varianti Andes) në nivel global dhe vlerësoi se sistemi shëndetësor është i përgatitur për reagim eventual.
Instituti i Shëndetit Publik më herët informoi se disponon reagentët e nevojshëm për konfirmimin laboratorik të virusit, si dhe procedurat standarde për zbulimin e tij. Përveç kësaj, Klinika Universitare për Sëmundje Infektive ka kapacitete për trajtimin e pacientëve me simptoma të hantavirusit, përfshirë kujdesin intensiv dhe mbështetjen respiratore.
Shqetësimet u shfaqën pasi u zbuluan udhëtarë të infektuar në një kroçerë në Atlantikun Jugor.
Aktualisht, në vend nuk ka raste të regjistruara, nuk ka udhëtarë apo kontakte të lidhura me virusin dhe nuk ka indikacione për rrezik ndaj shëndetit publik.
