Komuna e Kumanovës fillon me vendosjen e sistemit për selektimin e mbeturinave

Nga D V
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Sot në lagjen e Kumanovës, “Zelen Rid”, filloi aksioni për vendosjen e sistemit për selektim primar të mbeturinave plastike dhe kanaçeve.

Në fazën e parë të aktiviteteve të projektit janë përfshirë 200 amvisëri, ndërsa aksioni do të vazhdojë edhe në pjesët tjera të qytetit, ku falas do të shpërndahen kova për selektim primar të mbeturinave.

“Aksioni për selektimin e mbeturinave në amvisëri mundëson që mbeturinat të ndahen që në fillim të krijimit të tyre, me çka përmirësohen kushtet për mbledhjen dhe riciklimin e mëtejshëm. Në këtë mënyrë do të ulen sasitë e mbeturinave që përfundojnë në deponi, do të shfrytëzohen më efikas resurse dhe gradualisht do të futen parimet e ekonomisë qarkore në zakonet e përditshme të qytetarëve”, thonë nga Komuna e Kumanovës.

Projekti e realizon Seksioni për mbrojtjen e mjedisit jetësor nga Komuna e Kumanovës, në bashkëpunim me NP “Pastërtia dhe gjelbërimi”, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të RMV, “Uno Produkt” – Kumanovë dhe Qendrën për ndryshime klimatike.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Partneritet rajonal për zbatim më të mirë të Agjendës së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor në nivel lokal”, të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër