Prishtinë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Komuna e Podujevës ka njoftuar qytetarët për një organizim të ri të shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave.
Me qëllim të përmirësimit të gjendjes në terren dhe ofrimit të një shërbimi më të mirë për qytetarët, plani është hartuar nga Kompania Rajonale “Pastrimi”, gjë e cila është konfirmuar edhe nga vetë kompania.
Nga data 1 korrik, Kompania “Pastrimi” ka theksuar se shërbimi do të përfshijë edhe këto fshatra: Lupq i Poshtëm, Lupq i Epërm, Majac, Popovë, Halabak, Tërnavë, Bellopojë, Gërdoc, Batllavë, Dyz, Orllan, Kushevicë, Kalaticë, Brainë, Turuqiçë, Shajkoc, Lladoc, Surdull, Peran, Obrançë, Katunisht dhe Bradash.
Kjo ndarje do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër nga Komuna e Podujevës.
