Komunikacioni pa pengesa, kujdes në akset me rrezik nga rrëshqitjet e dheut

Nga Xh M
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 qershor Zhurnal.mk – Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të vendit po zhvillohet pa probleme dhe në kushte të favorshme, pasi rrugët janë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Sipas informacioneve të fundit, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk regjistrohen pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi në anën e Maqedonisë së Veriut.

LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe sinjalistikën rrugore, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona ku ekziston rreziku nga rrëshqitjet e dheut.

Kjo rekomandim vlen sidomos për akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër