Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e nënkomisionit për administratën publike

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 maj, Zhurnal.mk – Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kërkesën e kryetarit të komisionit të përhershëm parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike”.

Në mbledhjen e sotme, Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e Manjës për ngritjen e këtij nënkomisioni në përbërje të komisionit të Ligjeve.

Po ashtu, Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi edhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 25 Maj – 12 Qershor 2026.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për shqyrtim seancës plenare.

artikuj të ndërlidhura