Konjufca prezanton prioritetet e politikës së jashtme para përfaqësueses së re të SHBA-së

Nga D. V.
971 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim prezantues të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati.

Takimi shënoi fillimin e mandatit të ri të Prattipati në krye të misionit diplomatik amerikan në vend, ku ajo përcolli urimet e saj për zëvendëskryeministrin Konjufca dhe konfirmoi vazhdimësinë e mbështetjes së SHBA-së për Kosovën.

Gjatë bisedës, u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale politike në Republika e Kosovës dhe mbi thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Zëvendëskryeministri Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme që do të udhëheqë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në mandatin e ri, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të diplomacisë kosovare.

Në takim u diskutua edhe për proceset e brendshme politike pas themelimit të institucioneve të reja në vend. Të dy palët nënvizuan se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbetet shtyllë e qëndrueshme dhe e pazëvendësueshme për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.

Institucionet e Kosovës ritheksuan përkushtimin për të avancuar partneritetin me SHBA-në në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër