Kosovarët më të kënaqurit në rajon me situatën në vend

Nga Xh M
358 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 maj Zhurnal.mk – Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban vendin e 29-të në listën e shteteve më të lumtura në botë. Studimi u zhvillua në 147 shtete.

Vendet tjera të Ballkanit Perëndimor renditen relativisht larg nga Kosova sa i përket nivelit të lumturisë.

Serbia renditet në vendin e 31-të, Shqipëria renditet në vendin e 89-të. Bosnja renditet në vendin e 56-të, Mali i Zi në vendin e 71-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 86.
Renditja, e publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, u përcaktua përmes anketave të vetëvlerësimit ku individët vlerësuan jetën e tyre nga një shkallë nga 0-10. Zero është jeta më e keqe e mundshme dhe 10 jeta më e mirë e mundshme.

Ky është Raporti i 13-të vjetor i Lumturisë Botërore, i publikuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së.

Për herë të tetë radhazi, finlandezët janë më të lumturit në botë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër