Prishtinë, 7 qershor Zhurnal.mk – 712 mijë e 148 qytetarë kanë përdorur të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga mbi 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 712 mijë e 148 votues apo 36.33% nga 1 milionë e 959 mijë e 962 votues”, ka thënë në konferencë për media kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
“Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, kishin votuar 44.99% apo 899 mijë e 517 votues nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues”, vazhdon ai.
Radoniqi ka bërë të ditur se nga ora 19:00 ka filluar afati 48 orësh për paraqitje të ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me procesin e votimit të sotëm.
