Krimi në Mitrovicë: I dyshuari e goditi viktimën me thikë në fyt

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 maj, Zhurnal.mk – Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku një 37-vjeçar mbeti i vdekur nga therja me thikë.

I dyshuari, sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, përpos që ka privuar nga jeta 37-vjeçarin, dyshohet se ka plagosur me thikë edhe vëllanë e viktimës.

Bazuar në njoftim, viktima ka pësuar plagë në fyt, dhe si pasojë nuk ka mundur të iu përballojë lëndimeve dhe ka humbur jetën.

I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të dyshuarin do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër