KRRE: Bislimoski do të ushtrojë detyrën e postit të kryetarit të KRRE-së deri në marrjen e një vendimi

Nga B.M
576 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 shkurt – Komisioni Rregullator për Shërbimet e Energjisë, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave konfirmoi në një deklaratë me shkrim se kryetari Marko Bislimoski e informoi Kuvendin këtë mëngjes se po jep dorëheqjen nga posti i kryetari i KRRE-së.

“Në përputhje me Ligjin e Energjisë dhe Statutin e KRRE-së, deri në marrjen e një vendimi për ndërprerjen e pozicionit të Kryetarit të KRRE-së, Bislimoski do ta mbajë këtë pozicion.

KRRE do të vazhdojë të funksionojë dhe të kryejë përgjegjësitë dhe detyrimet e saj në përputhje me Ligjin e Energjisë.

Punonjësit dhe anëtarët e KRRE-së e falënderojnë publikisht kryetarin Marko Bislimoski për bashkëpunimin e tij afatgjatë”, thuhet në deklaratën e KRRE-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër