KSHZ unanimisht miratoi gjashtë vendime në mbledhjen e parë

Nga B.M
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shkurt – Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot e mbajtën mbledhjen e parë, në të cilën shqyrtuan dhe në mënyrë unanime miratuan gjashtë pika nga rendi i ditës.

Unanimisht u miratuan vendimet për përcaktimin e pagesës së kompensimit të personave të angazhuar, si trupa ndihmës në departamentet rajonale të KSHZ-së, pastaj vendimi për miratimin e Raportit për kryerjen e Regjistrimit të inventarit dhe materialit tjetër për vitin 2025, si dhe vendimi për angazhimin e personave në grupin e punë për infrastrukturën e serverit dhe të rrjetit, mbajtjen e bazës së të dhënave dhe përpunimin e listës zgjedhore dhe përcaktimin e kompensimit për personat e angazhuar.

Në kuadër të pikës së pestë të rendit të ditës u miratua edhe Konkluzioni për pranimin e raportimit në Entin Shtetëror të Revizionit (ESHR). Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, ka informuar se pas draft-raportit të dorëzuar nga ESHR, të marrë më 12 janar të vitit 2026, Komisioni paraqet njoftim me pikëpamjet e tij në raportin e parë për revizionin e kryer të raporteve financiare për vitin 2024.

Dhe ky njoftim i KSHZ-së në Entin Shtetëror të Revizionit u miratua unanimisht nga ana e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër