Kurti: Në Shipol fillon ndryshimi, Shipoli e bën dallimin

nga D. V.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Shipoli e bën dallimin dhe se nga aty ngrihet Mitrovica. Ai nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se kandidati tyre për kryetar të kësaj komune, Faton Peci do të dalë i pari në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet këtë të diele me 9 nëntor.

“Në Shipol fillon ndryshimi, Shipoli e bën dallimin. Nga aty ngrihet Mitrovica dhe nis kapitulli i mirëqenies dhe progresit, me Fatonin kryetar të Mitrovicës. Falemnderit për besimin dhe për mbështetjen!”, ka shkruar Kurti.

Në raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, Peci doli i parë 15 mijë e 830 vota, 128 më tepër se Tahiri.

Gëzim Plakolli i LDK-së doli i treti me 1225 vota.

Të dielën që lamë pas PDK-ja e LDK-ja njoftuan se kanë arritur marrëveshje koalicioni për balotazhin në Mitrovicën e Jugut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More