Kurti për propozimin për kryeparlamentar: Nesër do të jemi në Kuvend

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të thirrur për nesër, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesë propozim për kryetar të Kuvendit, Kurti është përgjigjur shkurt.

“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, ne do të jemi aty”, ka thënë ai.

Kurti nuk ka dhënë detaje nëse në seancën e nesërme do të bëhet një propozim konkret për postin e kryetarit të Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër