Trafiku zhvillohet pa pengesa, nuk ka pritje më të gjata në pikat kufitare

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër