Universiteti i Tetovës zgjedh sot rektorin e ri, në garë tre kandidatë

Nga R.ZH
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 4 qershor, Zhurnal.mk – Universiteti i Tetovës sot zhvillon procesin zgjedhor për përzgjedhjen e rektorit të ri, ku për postin më të lartë drejtues të institucionit garojnë tre profesorë universitarë.

Në garë janë rektori aktual, Jusuf Zejneli, si dhe profesorët Fehari Ramadani dhe Kushtrim Ahmeti, të cilët kanë prezantuar programet dhe vizionet e tyre për drejtimin e universitetit në mandatin e ardhshëm, përcjell zhurnal.mk.

Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave, njëri nga tre kandidatët pritet të marrë besimin e komunitetit akademik dhe të zgjidhet rektor i Universitetit të Tetovës.

Universiteti i Tetovës konkursin për zgjedhjen e rektorit të ri e shpalli më 4 maj, duke hapur procedurën për kandidim dhe prezantimin e platformave të kandidatëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër