Kush janë kandidatët më të votuar në Kosovë pas numërimit të 92% të votave

Nga Xh M
1,233 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prihtinë, 11 qershor Zhurnal.mk – Janë numëruar 92.11 për qind e votave nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ndërsa në garën për votat individuale vazhdon të prijë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me 221,647 vota.

Pas tij renditet Glauk Konjufca me 174,008 vota, ndërsa e treta në listën e Vetëvendosjes është Albulena Haxhiu me 101,510 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës vazhdon të prijë Bedri Hamza me 108,358 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 66,136 vota dhe Arian Tahiri me 57,588 vota.

Ndërkaq, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më e votuara mbetet Vjosa Osmani Sadriu me 73,651 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 66,949 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 52,434 vota.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më i votuari deri tani është Ardian Gjini me 38,400 vota, duke lënë pas Ramush Haradinaj me 34,523 vota dhe Daut Haradinaj me 26,009 vota.

Sipas rezultateve të deritanishme, Kurti mbetet politikani më i votuar në vend me mbi 221 mijë vota, ndërsa Hamza ka kaluar shifrën e 108 mijë votave. Në anën tjetër, Osmani vazhdon të kryesojë bindshëm listën e LDK-së me mbi 73 mijë vota.

Top 5 kandidatët më të votuar në nivel vendi deri tani:

Albin Kurti – 221,647 vota

Glauk Konjufca – 174,008 vota

Bedri Hamza – 108,358 vota

Albulena Haxhiu – 101,510 vota

Hekuran Murati – 87,980 vota

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër