Ky është vendi ku u dogj trafoja, 18 minatorë ende të ngujuar

Nga D. V.
1,173 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – 18 minatorë të minierës së Trepçës të ndërrimit të tretë vazhdojnë të jenë të ngujuar, si pasojë e problemeve më rrymë, raporton Ekonomia Online.

Deri te ngujimi i tyre ndodhi për shkak të një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg.

Ekipi i Ekonomia Online është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, ndërsa në fotot e dërguara shihet edhe një pjesë e djegur e trafos.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për të sanuar problemin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër