Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë punonjësit e policisë meritojnë përgjigjen më shembullore

Nga D. V.
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi sot në lidhje me respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari thekson se balanca mes të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor është një parim që vlen për të gjithë qytetarët dhe synon mbrojtjen e shoqërisë.

“Balanca mes të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor vlen për qytetarët dhe mbron shoqërinë”, shprehet ministri.

Lamallari paralajmëron gjithashtu se ndaj personave që sfidojnë ligjin apo ushtrojnë dhunë dhe linçojnë punonjësit e Policisë së Shtetit, institucionet do të reagojnë me forcën e ligjit.

“Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë shërbëtorët e tij, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit”, shkruan ai.

Reagimi i ministrit vjen pas ngjarjes së ndodhur në Sarandë, ku u disa persona dhunuan në një klub nate shefin e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli.

Për ngjarjen u arrestuan gjashtë persona, mes tyre administratori i lokalit ku ndodhi konflikti, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër