Lamallari pret zyrtarin amerikan: Thellim i bashkëpunimit me SHBA në forcimin e shtetit të së drejtës

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim me Mark Tervakoskin, Drejtor i Byrosë për Narkotikët Ndërkombëtarë dhe Zbatimin e Ligjit për Programet në Evropë dhe Azi (INL/EA).

Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar ishte fokusi i këtij takimi.

Ministri Lamallari informoi se gjatë bisedës u diskutua thellimi i bashkëpunimit në forcimin e shtetit të së drejtës, pavarësinë, transparencën e llogaridhënien institucionale, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe mbështetjen që programet e INL ofrojnë për institucionet shqiptare të drejtësisë.

E pranishme në takim, ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn.

Lamallari u shpreh se partneriteti me SHBA-të është i një rëndësie strategjike.

Takimi i ministrit të Drejtësisë me zyrtarët amerikanë konfirmon angazhimin e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha me interes për institucionet shqiptare të drejtësisë.

artikuj të ndërlidhura