Latifi nga MEPSO dhe Kolak nga KONÇAR inspektojnë nënstacionin 400 kV në Ohër, pjesë e projektit për lidhjen me Shqipërinë

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 maj, Zhurnal.mk – Pas përfundimit të dialogut strategjik ekonomik mes dy qeverive, të Maqedonisë së Veriut dhe të Kroacisë, Drejtori Gjeneral i ShA MEPSO Doc. Dr. Burim Latifi, së bashku me Presidentin e Bordit Drejtues të kompanisë së mirënjohur kroate Konçar, Gordan Kolak, vazhduan me inspektimin e punimeve në nënstacionin e ri 400 kV pranë Ohrit, i cili është gjithashtu pjesë e projektit të interkoneksionit me Shqipërinë.

Me këtë, të dy drejtorët dëshmojnë përkushtimin maksimal për përfundimin e këtij projekti sa më shpejtë.

Ky është një projekt që e tejkalon logjikën klasike infrastrukturore. Me të, shteti ynë fiton siguri më të madhe energjetike, lidhje më të mira rajonale dhe pozitë më të fortë në tregun e ardhshëm evropian të energjisë elektrike.

Ky projekt pritet të përfundojë brenda vitit 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër