LDK-ja refuzon Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Nga D. V.
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Asnjë parti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Ajo i ftoi për nesër në ora 9 përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth krizës politike.

Por, pas refuzimit që menjëherë ia bën PDK-ja dhe AAK-ja, tashmë edhe LDK-ja i është përgjigjur negativisht.

Lajmin e ka konfirmuar në një deklaratë për televizionin Dukagjini, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, i ka thënë Abdixhiku televizionit Dukagjini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër