Levica: VMRO‑DPMNE premtoi fundin e faturave paushalle EVN vazhdon të faturojë sipas supozimit

Nga I.A
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – „Në Maqedoni qytetarët marrin faturë për energjinë elektrike çdo muaj dhe matësi duhet gjithmonë të lexohet çdo muaj. Kur nuk ka lexim, fatura mund të përgatitet mbi bazën e konsumit të supozuar, ndërsa gjendja reale të barazohet më vonë. Do të thotë, EVN mund të mos e dijë saktësisht sa energji keni konsumuar, por megjithatë, paushall, sipas supozimit, t’ju faturojë një shumë të caktuar“, thonë nga partia Levica.

„Pikërisht këtë absurditet VMRO‑DPMNE jo vetëm që nuk e hoqi me rregullativën e re energjetike, por e la të funksionojë edhe në vitin 2026. Rregullat e reja parashikojnë periudhë llogaritëse mujore, ndërsa për një pjesë të madhe të amvisërive operatori është i obliguar të sigurojë lexim real të paktën një herë në tre muaj. Kur nuk ka matje, rregullat lejojnë faturim sipas konsumit të supozuar me barazim pasues.

Me fjalë të tjera, fatura është e detyrueshme mujore, por gjendja e saktë – jo. Dhe kjo ndodh pasi Ministria e Energjisë nën pushtetin e VMRO‑DPMNE në vitin 2025 e reklamoi Ligjin e ri për energjetikë me premtimin se faturat paushalle do të bëhen e kaluar. Një vit më vonë, faturat paushalle nuk shkuan askund. Në vend që t’i shfuqizojnë kushtet që i krijojnë, pushteti dhe KRRE lanë dispozitë sipas së cilës fatura mund të bazohet përsëri në supozim.

Ndërsa EVN, si gjithmonë, kalon pa pasoja. Kur qytetari vonon me pagesën, sistemi menjëherë di të llogarisë borxh, kamatë, afat, t’ia ndërpresë energjinë. Kur EVN nuk e lexon matësin, nuk ka asnjë sanksion për monopolin, por ka përsëri dënim në formë vlerësimi për qytetarin. Kur vlerësimi del i gabuar, EVN nuk vrapon në sportele, nuk shkruan ankesë dhe nuk pret korrigjim. Këtë e bën përsëri qytetari.

Kështu funksionon kjo lidhje e mirë vajosur – EVN nuk e kryen me kohë punën e vet, KRRE i lë hapësirë mungesës ta shndërrojë në faturë paushalle, ndërsa VMRO‑DPMNE bën sikur nuk e sheh problemin. Monopoli privat e mban pagesën e sigurt, institucionet i sigurojnë mburojë normative, ndërsa rreziku financiar përfundon te amvisëria.

Avokati i Popullit shënon ankesa për fatura të larta paushalle dhe lexim jo të rregullt, te KRRE mbërrijnë qindra ankesa, ndërsa vetë KRRE ka dokumentuar edhe rast kur matësi nuk ishte lexuar për vite. Dhe pas gjithë kësaj, nuk ka ndërprerje të modelit, dënime për operatorin, nuk ka rregull që nëse nuk ke matur nuk mund të shpikësh bazë për pagesë.

Levica kërkon:

Fund të faturimit paushall si praktikë e rregullt. Fatura mujore duhet të bazohet në gjendje reale të konstatuar – me lexim fizik, të largët ose vetë‑lexim të vlefshëm. Vlerësimi mund të ekzistojë vetëm si përjashtim i kufizuar rreptësisht, e jo si mbulim për atë që operatori nuk e ka kryer punën.

Penalitete automatike për EVN kur me fajin e saj nuk ka lexim. Nëse qytetari vonon me pagesën, pasojat janë automatike. E njëjta duhet të vlejë edhe për monopolin. Matësi i pa lexuar për fajin e operatorit nuk duhet të prodhojë barrë financiare shtesë për konsumatorin.

KRRE të ndalojë së qeni avokat i monopolistit dhe të fillojë të jetë rregullator. Të kryhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi Elektrodistribucionin dhe EVN Home dhe publikisht të shpallet sa fatura mujore lëshohen me lexim real, sa me vlerësim, sa korrigjohen dhe sa ankesa të qytetarëve pranohen.

Afat i rreptë për matës inteligjentë për të gjitha amvisëritë. EVN të marrë dinamikë detyruese për instalimin e tyre, me ndjekje publike të realizimit dhe pa u shndërruar modernizimi përsëri në justifikim që shpenzimi të bartet përmes tarifave më të larta mbi të njëjtët qytetarë.

Hapje procedure për rinasionalizimin e rrjetit distributiv. Pas viteve në të cilat monopoli privat ka pagesë të sigurt, ndërsa qytetarët nuk kanë as garanci për gjendje reale mujore, duhet të hapet çështja për kthimin e infrastrukturës energjetike strategjike në pronësi publike dhe nën kontroll publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër