Lëvizja Populli e Skender Rexhepi themelon degën në komunën e Dollnenit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Dollnen, 20 shtator Zhurnal.mk – Lëvizja POPULLI, e drejtuar nga deputeti Skender Rexhepi, ka zgjeruar strukturat e saj edhe në Komunën e Dollnenit, ku sot është themeluar dega e kësaj partie.

Në një atmosferë vëllazërore, me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe përkrahësve të Lëvizjes POPULLI, është mbajtur takimi në të cilin është formuar dega e partisë në Dollnen.

Me vendim të kuvendarëve, për kryetar të degës është zgjedhur Mevludin Ibrahimi, i cili do të udhëheqë strukturën lokale të Lëvizjes POPULLI dhe aktivitetet e saj në këtë komunë.

Nga Lëvizja POPULLI i kanë uruar Ibrahimit sukses dhe punë të mbarë në organizimin dhe fuqizimin e strukturave partiake në Dollnen.

“Dollneni po ndryshon me POPULLIN”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes POPULLI.

https://www.facebook.com/share/p/19JaUHCwn3/

artikuj të ndërlidhura