Liga Premier po “shkatërron” financiarisht Evropën: Edhe klubet e rëna fitojnë më shumë se kampionët e ligave tjera

Nga D. V.
325 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dallimi financiar mes Ligës Premier dhe pjesës tjetër të Evropës po bëhet gjithnjë e më absurd, ndërsa shifrat e fundit kanë tronditur botën e futbollit.

Sipas raportimeve financiare, Burnley pritet të përfitojë rreth 160 milionë euro nga të drejtat televizive dhe pagesat “parachute” pas rënies nga Liga Premier, ndërsa Barcelona do të arkëtojë rreth 155 milionë euro nga fitimi i La Ligas dhe shpërndarja e drejtave televizive në Spanjë.

Me fjalë të tjera, një klub i rënë nga elita angleze po fiton më shumë sesa kampioni i Spanjës – një fakt që po tregon qartë se sa larg ka ikur Liga Premier në aspektin ekonomik.

Raportet e UEFA-s dhe Deloitte zbulojnë se klubet e Ligës Premier gjenerojnë mbi 7 miliardë euro të ardhura në sezon, pothuajse dyfish më shumë sesa La Liga dhe Bundesliga.

Madje, presidenti i FC Bayern Munich, Herbert Hainer, pranoi se edhe skuadrat e fundit të Ligës Premier fitojnë më shumë nga televizionet sesa kampionët e Bundesligës.

Në Itali, situata nuk është më e mirë. Serie A ka mbetur shumë prapa në rritjen e të ardhurave televizive krahasuar me Anglinë, Spanjën dhe Gjermaninë, ndërsa shumë tifozë dhe analistë besojnë se liga italiane po humb gradualisht fuqinë konkurruese në Evropë.

Edhe Ligue 1 po përballet me vështirësi të mëdha financiare për shkak të krizës së kontratave televizive, duke bërë që klubet franceze të varen gjithnjë e më shumë nga shitja e talenteve.

Interi pritet të fitojë rreth 15.7 milionë euro vetëm nga pozita e parë në Serie A, ndërsa të ardhurat totale televizive dhe shpërndarjet vendore në Itali zakonisht arrijnë rreth 80-100 milionë euro për kampionin.

Bayern Munichu për sezonin 2025/26 pritet të marrë rreth 83.4 milionë euro nga të drejtat televizive të Bundesligës, më shumë se çdo klub tjetër në Gjermani.

PSG, pavarësisht dominimit total në Francë, përfiton shumë më pak nga televizioni vendas. Raportet për Ligue 1 tregojnë se kampioni francez mund të marrë vetëm rreth 11.7 milionë euro nga shpërndarja kombëtare televizive në ciklin e ri.

Ndërkohë, Liga Premier vazhdon të “gllabërojë” tregun global me kontrata rekord televizive, sponsorë gjigantë dhe investime marramendëse, deri në pikën ku klubet e sapongjitura apo të rëna nga liga kanë fuqi ekonomike për të konkurruar me gjigantët historikë të Evropës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër