Lutkov: Të hënën do të merret vendimi për kontraktuesin e Sallës Universale, por do të duhet të kalojë afati ankesa

Nga B.M
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 janar – Të hënën do të miratohet vendimi për kontraktuesin e Sallës Universale, por do të duhet të pritet afati prej tetë ditësh për ankesa, tha sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.

Siç theksoi ai, njëra procedurë ka përfunduar, ndërsa e dyta është në fazë të zhvillimit.

“Komisioni punon dhe procesi tashmë është në fazë përfundimtare. Vendimi për zgjedhje do të merret të hënën”, informoi ministri, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp për Panairin e ardhshëm për turizëm që do të mbahet këtë fundjavë në Shkup.

Lidhur me vendimet për pagat në kulturë, Lutkov theksoi se ende qëndron në qëndrimin e njejtë.

“Unë personalisht nuk i marr vendimet nga gjykata e shkallës së parë, dikush tjetër ndoshta i merr ato para nesh. Më vonë do të informohem nga institucionet, kur të mbërrijnë, por e di që tre ditë më parë, një nga vendimet, i pari nga gjykata e shkallës së parë, nga Manastiri, u apelua dhe Gjykata e Apelit vendosi në favor të institucionit”, tha ministri. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër