Madonna dhe Sabrina Carpenter publikojnë këngën “Bring Your Love”

Nga D. V.
726 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Madonna dhe Sabrina Carpenter kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri “Bring Your Love”, duke ndezur menjëherë rrjetet sociale me reagime entuziaste.

Dyshja e prezantoi këngën fillimisht në skenën e Coachella, ku performuan edhe hitet “Vogue” dhe “Like A Prayer”, duke surprizuar publikun.

Kënga vjen si pjesë e albumit të ri të Madonnës, “Confessions II”, që pritet të publikohet më 3 korrik, shkruan DailyMail.

Fansat e kanë cilësuar projektin si “perfekt” dhe një hit të mundshëm të verës, edhe pse nuk kanë munguar disa kritika.

Pavarësisht kësaj, bashkëpunimi po konsiderohet një nga momentet më të përfolura të muzikës pop së fundmi.

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër