Zagreb, 01 Maj, Zhurnal.mk – Kryetari i partisë opozitare në Shqipëri, Sali Berisha i Partisë Demokratike (PD) ka kërkuar në një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski për “përparim” në të drejtat e shqiptarëve në vend, sipas një komunikate nga PD.
Berisha dhe Mucunski kanë patur një takim në kuadër të forumit të partive të qendrés të mbajtur në Zagreb.
Sipas komunikatës ai ka thënë se kjo është e rëndësishme për të patur stabilitet të Maqedonisë së Veriut dhe një shtet demokratik.
“Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha vuri në dukje rëndësinë e respektimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar këtë çështje si element kyç për stabilitetin e brendshëm dhe funksionimin e një shteti demokratik e gjithëpërfshirës,” tha zyra e Berishës në komunikatë.
“Garantimi i barazisë reale, i përfaqësimit të drejtë dhe i zbatimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese u nënvizua si kusht thelbësor për bashkëjetesë të qëndrueshme dhe besim ndërkombetar mes komuniteteve,” thuhet në komunikatë më tutje.
Mucunski deri më tash nuk ka patur ndonjë komunikatë për takimin me Berishën.
