Maduro paraqitet në gjykatën e Nju Jorkut

Nga Xh M
196 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti venezuelian Nikolas Maduro u paraqit për herë të dytë të në një gjykatë të Nju Jorkut pas rrëmbimit të tij me forcë nga trupat amerikane në një bastisje ushtarake në Karakas në fillim të janarit.

Gjatë seancës së tij të parë gjyqësore më 5 janar, Maduro u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat e ShBA-së kundër tij, përfshirë trafikimin e drogës, dhe i tha gjykatës se ishte “rrëmbyer” nga rezidenca e tij në Karakas dhe se mbetet president i Venezuelës.

Avokati i Maduros vazhdoi t’i bënte presion gjyqtarit që të rrëzonte akuzat në gjykatë dhe argumentoi se Shtetet e Bashkuara po shkelin të drejtat kushtetuese të Maduros duke bllokuar fondet e qeverisë venezueliane për të paguar tarifat e tij ligjore.

Ndërkohë protestues të shumtë u mblodhën jashtë gjykatës, duke brohoritur slogane dhe duke kërkuar që Maduro të lirohet menjëherë. Një protestues tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin të drejtë të rrëmbenin një udhëheqës të zgjedhur të një vendi tjetër, duke shtuar se populli venezuelian është i bashkuar për t’u përballur me sfidat. “Gjithnjë e më shumë vende po ngrihen kundër Shteteve të Bashkuara, ndërsa ato përpiqen të ruajnë hegjemoninë e tyre mbi botën.”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër