Bruksel, 16 Mars, Zhurnal.mk – Mali i Zi nesër do të mbyllë kapitullin e katërmbëdhjetë negociues në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa vendi vazhdon të bëjë hapa drejt anëtarësimit të plotë si kryesues në procesin e gjithsej tetë vendeve, nga të cilat gjashtë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, shkruan Zhurnal.mk.
Kapitulli 21, i cili ka të bëjë me rrjetet trans-evropiane, do të mbyllet më 17 Mars, njoftoi Sekretariati i Këshillit të Ministrave të BE-së.
“Takimi i njëzet e gjashtë i Konferencës së Pranimit me Malin e Zi do të mbahet në Bruksel më 17 Mars 2026. Takimi do të shërbejë për të mbyllur përkohësisht negociatat për kapitullin 21”, thuhet në njoftim.
Që kur i nisi negociatat e pranimit në BE në vitin 2012, nga gjithsej 35 kapituj negociues, Podgorica i ka hapur krejt 33 kapitujtë për negociata dhe ka mbyllur 13 prej tyre. 2 kapituj hapen dhe mbyllen automatikisht.
Zyrtarët e Malit të Zi shpresojnë se vendi do të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028.
Mali i Zi do të mbyllë një kapitull tjetër negociues në bisedimet e hyrjes në në BE
1,025
