Bruksel, 20 mars, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut iu është bashkëngjitur vazhdimit edhe për një vit të sanksioneve tregtare të Bashkimit Evropian të Shkurtit 2022 ndaj rajoneve në Ukrainë të okupuara nga Rusia dhe me autoritetet e kompanitë të kontrolluara nga Moska.
Muajin e kaluar, BE-ja i ka zgjatur këto sanksione të katër viteve më parë deri në Shkurt 2027, ndërkohë që Maqedonia e Veriut ndodhet në listën e dhjetë shteteve që iu bashkëngjitën këtij vendimi të Këshilit të Ministrave të BE-së, njoftoi shefja e diplomacisë së bllokut evropian, Kaja Kallas.
Për herë të parë në këto sanksione bashkëngjitet edhe Serbia, por autoritetet në Serbia vazhdojnë që të refuzojnë sanksionet e drejtpërdrejta të BE-së ndaj Rusisë.
“Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia (Republika e), Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Ukraina pajtohen me këtë Vendim të Këshillit”, tha Kallas në një njoftim për shtyp dje, lidhur me vendimin e këtyre vendeve në lidhje me “masat kufizuese në përgjigje të njohjes, pushtimit ose aneksimit të paligjshëm nga Rusia të disa zonave jo të kontrolluara nga qeveria të Ukrainës.”
Maqedonia e Veriut deri më tash iu është bashkëngjitur krejt 19 pakove të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për shkak të sulmit ushtarak ndaj Ukrainës.
Më 23 shkurt 2022, BE vendosi të ndalojë importin në Bashkim të mallrave me origjinë nga zonat jo të kontrolluara nga qeveria të rajonit të Donetskut në Ukrainë ose nga zonat jo të kontrolluara nga qeveria të rajonit të Luhanskut në Ukrainë.
Gjithashtu ndaloi eksportimin e çdo malli dhe shërbimi për të njëjtat autoritete të mbështetura nga Rusia në të dy rajonet e Ukrainës.
Serbia vazhdon të refuzojë sanksionet e BE-së të cilat lidhen drejtpërdrejt me Rusinë, të vendosura nga blloku evropian për shkak të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës katër vjet më parë dhe që po vazhdon.
