Maqedonia e Veriut i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Bjellorusisë

Nga Xh M
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Minsk, 18 gusht Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut është pjesë e grupit të tetë shteteve që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, por që iu bashkuan paketës së fundit të sanksioneve të BE-së ndaj Bjellorusisë, për shkak të mbështetjes së saj ndaj Rusisë në luftën në Ukrainë.

Përveç Maqedonisë së Veriut, paketës së re të sanksioneve iu bashkuan edhe Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Islanda, Lihtenshtajni, Mali i Zi, Norvegjia dhe Ukraina. Këto vende do ta harmonizojnë politikën e tyre me masat e miratuara nga Këshilli i BE-së më 23 korrik.

Vendimi i tyre është përshëndetur nga Brukseli.

Sanksionet parashikojnë ashpërsimin e kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe teknologjive që mund të forcojnë kapacitetet ushtarake, teknologjike, mbrojtëse dhe të sigurisë të Bjellorusisë.

Gjithashtu, vendosen kufizime shtesë për importin e produkteve nga Bjellorusia që mund të gjenerojnë të ardhura shtesë për këtë shtet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër