Orhan Murtezani merr detyrën e Ambasadorit dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në NATO

Nga Xh M
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 18 gusht Zhurnal.mk – Orhan Murtezani nga sot nis detyrën e re si Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Murtezani, përmes një reagimi publik, tha se detyra e re paraqet një kapitull të ri profesional, por njëkohësisht edhe vazhdim të të njëjtit përkushtim për forcimin e pozitës së vendit në familjen euroatlantike.

„Detyrë e re, përgjegjësi e njëjtë“, shkroi Murtezani, duke theksuar se synimi i tij do të jetë që Maqedonia e Veriut të jetë shtet i sigurt, aleat i besueshëm dhe vend që ka zërin dhe kontributin e vet në NATO.

Ai theksoi gjithashtu se në kohën kur siguria nuk mund të merret si e mirëqenë, anëtarësimi në NATO sjell me vete jo vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi.

„Për mua, ky është një kapitull i ri profesional, por njëherësh edhe vazhdim i të njëjtit përkushtim – që Maqedonia e Veriut të jetë e sigurt, aleate e besueshme dhe një shtet që ka zërin dhe kontributin e vet në familjen euroatlantike“, theksoi Murtezani.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=122217516842369855&set=a.122097632876369855

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër