Mara: Forcojmë bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në Europë

Nga D. V.
323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 maj, Zhurnal.mk – Prokurori Vladimir Mara vlerësoi sot bashkëpunimin me Antimafian e Barit por edhe agjencitë ligjzbatuese në Europë dhe më gjerë në goditjen e grupeve kriminale.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Antimafian e Barit, Mara u ndal te operacioni i përbashkët hetimor për goditjen e një grupi me aktivitet kriminal.

Mara theksoi se operacioni u zhvillua si rezultat i një hetimi të përbashkët.

“Kjo është skuadra e gjashtë hetimore mes prokurorisë shqiptare dhe drejtorisë Antimafia italiane. Falë bashkëpunimit janë arritur rezultate konkrete. Në rastin konkret ne kemi dokumentuar episode të trafikimit të lëndëve narkotike, episode të zhvendosjes dhe pastrimit të produkteve kriminale nga grupi kriminal”, tha prokurori Mara.

Sipas tij, Prokuroria shqiptare bashkëpunon jo vetëm me prokurorinë e Barit, por me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të Europës dhe më gjerë.

“Elementë të krimit të organizuar shqiptarë kanë gjetur një mbështetje të elementëve të krimit të organizuar në Itali duke krijuar modele të caktuara, duke bashkëpunuar, avancuar dhe u ‘modernizuar’ në drejtim të veprave penale. Po, kemi krim të organizuar, kemi elementë kriminalë dhe në këto kushte bashkëpunimi ynë është i domosdoshëm”, tha Mara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër