Marin Mema: Nuk kam synime politike, misioni im është Bashkimi Kombëtar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Marin Mema ka reaguar ndaj publikimeve në rrjetet sociale që e përfshijnë emrin e tij në lista të ndryshme politike, duke mohuar kategorikisht çdo synim për t’u përfshirë në politikë.

Ai thekson se prej vitesh e ka bërë të qartë që nuk synon poste, pozita apo angazhim partiak.

Sipas Memës, publikime të tilla bëhen për të tërhequr klikime, ndërsa nënvizon se dëshira për ndryshim pozitiv në vend nuk duhet të interpretohet si ambicie personale politike.

“Unë kam vetëm ngjyrat kombëtare dhe nuk dua të ndaj, por të bashkoj”, shprehet Mema.

Në reagimin e tij, ai thekson se misioni i tij mbetet Bashkimi Kombëtar dhe se këtë qëndrim do ta mbajë për aq kohë sa të ketë frymë.

Në fund, Mema u bën thirrje faqeve të ndryshme që të jenë korrekte në publikimet e tyre dhe të mos e përfshijnë emrin e tij në lista apo spekulime politike.

artikuj të ndërlidhura