Mickoski: Nuk duhet ta akuzojmë Brukselin, qeveria e mëparshme ka vënë nënshkrim

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën në emisionin “Nën lupë” në TV “Alfa”, porositi se në marrëdhëniet me partnerët evropianë duhet të veprohet racionalisht dhe pa emocione.

Ai theksoi se një pjesë e kushteve me të cilat sot përballet vendi janë pranuar dhe nënshkruar nga një qeveri e mëparshme.

“Le të jemi realistë, mënjanë ndjenjat dhe emocionet. Ky është një botë serioze dhe duhet të shohim çfarë thotë arsyeja. Nuk mund të pajtohem kur themi ‘kërkesa jologjike’, sepse ndonjë qeveri e mëparshme maqedonase ato kërkesa i ka pranuar dhe ka vënë nënshkrim në marrëveshje”, tha Mickoski.

Sipas tij, Qeveria aktuale po përpiqet ta lëvizë procesin e eurointegrimeve, edhe pse, siç vlerësoi, bëhet fjalë për një proces të ndërlikuar në të cilin Maqedonia përballet me pozita negociuese më të forta nga pala tjetër.

“Ne duhet të luftojmë. Ajo që është gabuar, hap pas hapi ta rikthejmë. Detyra e kësaj gjenerate është të bëjë një hap-dy, me atë që do të rikthejë një pjesë të asaj që gjenerata e mëparshme e ka harruar, përkatësisht e ka shitur”, theksoi kryeministri.

Mickoski shtoi se procesi do të zgjasë dhe se çdo gjeneratë duhet të kontribuojë me hapat e vet.

Ai porositi gjithashtu se qytetarët nuk duhet t’i akuzojnë partnerët evropianë për kushtet, sepse, siç tha, nga Brukseli tregojnë se një pjesë e obligimeve tashmë janë pranuar nga pala maqedonase.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër